Kur kanë mbetur më pak se një orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër, duket se emocionet e kanë kapluar edhe kryeministrin Isa Mustafa.
Ai ka dhënë përkrahjen e tij për kombëtaren shqiptare duke thënë se “zemra jonë rrah për kuqezinjtë.”
“Kurrë më shumë shqiptarë nuk ka pasur në një ndeshje elitare të futbollit sesa sot në Lens, ku Shqipëria përballet me Zvicrën. Shqiptarët na bëjnë krenar kudo që luajnë”, ka thënë ai.
Në ora 15 fillon ndeshja e parë e kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian./Insajderi.com