Myftiu Naim Tërnava për ndalesën e shamisë: Nuk dua ta besoj se ishte e qëllimshme në prag të Ramazanit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Myftiu Naim Tërnava për ndalesën e shamisë: Nuk dua ta besoj se ishte e qëllimshme në prag të Ramazanit

    Insajderi
    01 April 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Myftiu kosovar, Naim Tërnava ka reaguar në lidhje me vendosjen e shenjës së ndalimit të mbulesës në një shkollë në Gjakovë.

    Ai ka thënë se dëshiron ta besojë se ishte e paqëllimshme e sidomos në afërsi të muajit të Ramazanit/ Sipas tij, arma nuk mund të barazohet me shami.

    “Nuk dua ta besojë se kjo është bërë me qëllim të caktuar në prag të muajit të shenjtë, të bekuar të Ramazanit, nuk dëshiroj të besoj që është bërë me një qëllim të caktuar, dhe mund të them se ka qenë lwshim i rastit, ngase assesi, në asnjë mënyrë e asnjëherë, nuk mund të nivelizohet arma me mbulesë”, ka thënë Tërnava.

    Ai tha se mbulesa është urdhër nga zoti dhe duhet respektuar, duke shtuar se drejtoresha e arsimit dhe komuna kishin reaguar me kohë.

    Gjithashtu ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës dënon rastet e tilla në vazhdimësi

    “Ky do të mbetet një rast i izoluar përderisa Bashkësia Islame e Kosovës dënon rastet e tilla në vazhdimësi, ngase ne jemi që mes nesh te mbretëroj toleranca, harmonia, afrimi besimi e kështu me radhë”, ka shktuar ai.

    Ndërkaq sot, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e shenjtë të Ramazanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark