“Myslimanet ukrainas janë të detyruar të festojnë Ramazanin me armë në dorë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Myslimanet ukrainas janë të detyruar të festojnë Ramazanin me armë në dorë”

    Insajderi
    02 April 2022 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka uruar myslimanët në mbarë botën për muajin e shenjtë të Ramazanit, por thotë se myslimanët në Ukrainë këtë muaj po e presin me armë në duar.

    Dzheppar në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Islami përçon paqe dhe drejtësi, duke shtuar se Ukraina po mbron të dyja, përcjell Demokracia.com.

    “Urime myslimaneve të Ukrainës dhe botës fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit. Islami beson në paqe dhe drejtësi. Vendi im i mbron të dyja. Sot myslimanet ukrainas janë të detyruar të festojnë Ramazanin me armë në dorë kundër pushtuesve rusë. Ne besojmë dhe lutemi për fitoren tonë”, ka shkruar ajo.

    Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark