×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na e sollën etikën e punës dhe dijeninë”- Kurti lavdon fort diasporën në samitin e Ballkanit Perëndimor

    Insajderi
    26 February 2024 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar diasporën, veçanërisht atë nga Gjermania dhe Zvicra, në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër.

    Kurti ka thënë se diaspora sollën etikën e punës dhe dijeninë në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “…Këtë e kemi mësuar nga diaspora jonë e fuqishme, sidomos në Gjermani dhe Zvicër, që na çon jo vetëm investimet dhe remitencat por edhe etikën e punës dhe dijeninë që e kemi”, ka deklaruar ai.

    Shefi i Qeverisë u lavdërua përpara liderëve të Ballkanit Perëndimor për moshën mesatare të punëtorëve të Kosovës.

    “Kemi pasur zhvillim ekonomik, përparim demokratik dhe stabilitet institucional që na ka ndihmuar shumë për të luftuar me sukses rreziqet për siguri dhe po ashtu të adresojmë ndryshimet klimatike dhe pabarazinë sociale. Kemi po ashtu përparime në rendin dhe ligjet, avancime në të drejtat civile dhe të drejtat zgjedhore. Kjo e pozicion Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale. Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare e Kosovës është 31 vjeçare”, ka deklaruar ai.

    “Në këto tri vite, kemi dyfishuar si eksportin ashtu edhe investimet e drejtpërdrejta të huaja. Na duhen ma shumë të tilla, mirëpo jemi në vend të mirë. Pra, na duhen ende investime të këtij lloji. Jemi të dedikuar në luftën kundër korrupsionin në vjië me Amerikën, Anglinë si në vlera politike po ashtu edhe në vlera të biznesit”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark