“Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak” - Shfaqje nga jeta e Kujtim Paçakut - Insajderi
×
Kulturë

“Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak” – Shfaqje nga jeta e Kujtim Paçakut

Insajderi
01 April 2019 - 21:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drama “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak” do të shfaqet më 7 prill në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Kjo shfaqje do të trajtohet me anë të fragmenteve nga jeta e Kujtim Paçakut, shkruan KultPlus.

Shumica e lojërave skenike bazohen në fragmente të punës së tij intelektuale, si fuqi njerëzore i liderit, i tolerancës, i drejtësisë dhe më shumë i kreativitetit, që i lartëson poezitë e shkruara të tij.

“Të gjitha këto momentet do të shfaqen përmes skenave teatrale të interpretuara nga artistët dhe nga personazhi kryesor i quajtur “Kooreografi”, i cili do të tregojë kontributin e punës së Kujtim Paçakut si një intelektual në promovimin e kulturës së Komunitetit Rom madje edhe për gjithë popullin e Kosovë”, thuhet në njoftimin e shfaqjes.

Skenat e jetës së Kujtim Paçakut në punë, në teatrin rom, me oktetin rom, vizioni i tij rreth spektrit politik, shkruarja e poezive, angazhimin në shoqërinë civile dhe shoqërimi me njerëzit në jetën e përditshme janë temat qendrore të cilat do të trajtohen në dramën me karakterin in memorial.

“Poezitë me të cilat deshifron jetën socio-ekonomike të romëve, kulturën dhe patriotizmin e romëve, po ashtu edhe historinë e romëve atë të emigrimit nga India deri në periudhën e sotme në Botën e shëndosh”, thuhet në njoftim.

Në fund drama bazohet në dy thëniet e poetit, profesorit dhe politikanit, të cilat janë: “Ne jemi të detyruar të jemi më të parët dhe pas kësaj të kemi”, dhe “Ne duam integrim pa asimilim”. Shfaqja të dielën me fillim  nga ora 20:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark