×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Na shkoftë puna mbarë”, Bulliqi e shpërblen sërish me tender kompaninë e pronarit të afërm me VV’në

    Insajderi
    28 March 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bulliqi i Podujevës ka shpërblyer sërish me një tender kompaninë e pronarit të afërt me VV’në, Eljesah Podvorica. Kompania EL-BAU SH.P.K është në mesin e tri kompanive fituese të kontratës për “Ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë – Prishtinë, deri në rrugën Vëllezërit Frashëri, me një vlerë prej afro 1 milionë euro.

    Gazeta Insajderi

    Me 8 mars të 2024 është nënshkruar kontrata për “Ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë – Prishtinë”, deri në rrugën Vëllezërit Frashëri.

    Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 851 mijë e 286.51 euro.

    Për ndërtimin e kësaj rruge lidhëse, tenderin e kanë fituar tri kompani: NNT ABC SH.P.K , EL-BAU SH.P.K , dhe NNT BINI SH.P.K.

    Lidhur me këtë tender, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, para dy dite ka njoftuar se kanë filluar punimet për rrugën lidhëse nga magjistralja Podujevë-Prishtinë me rrugën “Vëllëzërit Frashëri”.

    “Ka nisur puna për ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë-Prishtinë me rrugën “Vëllëzërit Frashëri”. Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është 851,286.51 euro.Na shkoftë puna mbarë!“, kishte shkruar Bulliqi në profilin e tij të Facebook.

    Mirëpo, në mesin e tri kompanive fituese të këtij tenderi, është edhe kompania e Eljesah Podvoricës EL-BAU SH.P.K. Ndërkohë që Eljesah Podvorica tanimë është i njohur si person i afërt me pushtetin.

    Kush është Eljesah Podvorica

    Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

    Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

    Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

    “Në kafe me tre luftëtarët e lirisë. UÇK-së”, shkruhej në postim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark