Pavle Bihali nga lëvizja Leviathan njoftoi në Twitter se do të shkonte në Republikën e Kosovës, por ai u kthye sepse i kërkuan një test PCR në vendkalimin Brnjak, raporton B92.
“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Gjithçka është ende e bllokuar. Dhe një paralajmërim: kërkohen teste të PCR. Pra pa asnjë shans që ju t’i afroheni asaj,” tha Bihali në një video.
Lexo Edhe:
Bihali është udhëheqësi i lëvizjes Leviathan, e cila, nën maskën e luftimit për të drejtat e kafshëve, ndjek qëllime ekstremiste dhe nacionaliste që synojnë krijimin e të ashtuquajturit “Bota serbe”.
Ngjarja e sotme shkaktoi një ortek komentesh humoristike, ku një prej tyre ishte: “Bir bushtre, ik në luftë sapo të përfundojë testi i PRC.”
Tensionet janë rritur në vend që nga dje pas trazirave midis policisë së Kosovës dhe një pjese serbësh që jetojnë në Kosovë.
Ljubinka, sine, ide tata u rat čim bude gotov PRC test
pic.twitter.com/veM7tDIBjH— Dežurni Krivac (@DezurniKrivac5) October 13, 2021