Insajderi
Lajme

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

Insajderi
27 September 2026 - 11:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për atë se si do të lëvizin ato në ditët në vijim.

Sipas ekspertit të sektorit të naftës, Fadil Berjani, aktualisht një litër dizel po shitet rreth 1.95 euro, ndërsa benzina rreth 1.65 euro.

Berjani ka thënë se në rrethanat aktuale është e vështirë të parashikohet se çfarë çmimesh do të ketë në ditët në vijim, për shkak të lëvizjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në bursat e naftës.

Sipas tij, zhvillimet në tregjet globale dhe situata e tensionuar në Iran po reflektohen drejtpërdrejt edhe në çmimet e derivateve në Kosovë.

‘’Çmimet e naftës dhe benzinës sillen përafërsisht, Dizelit 1.95 €, Benzina 1.65 €. S’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do ti kemi ne ditët ne vijim sepse po ka lëvizje te mëdha ne tregjet ndërkombëtare dhe ne berz .Dhe situata e tensionuar në Iran po reflekton në këto çmime’’, deklaron Berjani për FrontOnline.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark