Nagavci: 80 euro janë të mjaftueshme për blerjen e librave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: 80 euro janë të mjaftueshme për blerjen e librave

    Insajderi
    01 September 2025 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore për të nisur vitin e ri shkollor.

    Ajo ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind e prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.

    “Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro për çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”, ka thënë ajo në KTV.

    Sipas saj, një ndryshim që ka ndodhur këtë vit, ka qenë verifikimi i aplikuesve.

    Ka shtuar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark