Insajderi
Lajme

Nagavci i dorëzon Presidentes Osmani propozimin për ta caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë

Insajderi
11 February 2026 - 19:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nagavci i dorëzon Presidentes Osmani propozimin për ta caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja dhe Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arberie Nagavci, ka njoftuar se i ka dorëzuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Nagavci thekson se kjo është në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe me Kushtetutën e Kosovës, duke shtuar se partia po vazhdon me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.

“Faleminderit qytetarëve për besimin! Qeveria Kurti 3,” shkruan ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark