×
  • Lajme
  • Aktuale

    Nagavci i përgjigjet Jasharit pas ‘kërcënimeve’ për grevë

    Insajderi
    21 April 2022 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat.

    Qeverisë i është dhënë një javë kohë derisa SBAShK-u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.

    Por Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se nuk është koha për ultimatume dhe greva.

    “Është tepër e rëndësishme të dimë që nuk është kohë e ultimatumeve por është kohë e angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithëve për të përmirësuar rezultatet në arsim”, tha Nagavci për RTK-në.

     “Kërkesat e SBASHK-ut që kanë të bëjnë me aspektin material natyrisht se janë çështje që ne si qeveri i kemi pasur në vëmendje”, shtoi ajo.

    Tha se po punohet që në Ligjin për Paga, mësimdhënësit të trajtohen si të barabartë.

    “Si ministri e Arsimit, unë personalisht kemi adresuar në grupin punues të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me trajtimin e dinjitetshëm dhe të barabartë të mësimdhënësve”, tha Nagavci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark