Insajderi
Lajme

Nagavci për deklaratat e Daçiqit: S’janë vetëm elektorale, por sovranitetin s’na e prekin dot, do të humbin

Insajderi
15 October 2026 - 11:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nagavci për deklaratat e Daçiqit: S’janë vetëm elektorale, por sovranitetin s’na e prekin dot, do të humbin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka përmendur prezencën e Milan Radoiçiqit në tubimet zgjedhore në mbështetje të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe deklaratat e ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq.

Nagavci tha në seancën plenare të Kuvendit se “Radoiçiqi e ka pranuar organizimin e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ndërkohë që Serbia nuk e ka dorëzuar para drejtësisë së Kosovës dhe nuk e ka ekzekutuar fletëarrestin ndërkombëtar”.

“Çfarë shteti është ky në mes të Evropës?”, tha Nagavci.

Ajo tha se nuk habiten nga deklarata e Daçiqit. Tha se ato nuk janë thjesht fjalë elektorale.

“Ne nuk habitemi. Këto nuk janë vetëm deklarata elektorale, por vazhdimësi e prentendimeve territoriale nga të cilat Serbia nuk ka hequr dorë. Por Prizreni është qytet i Republikës së Kosovë. Është kryeqendër historike e kombit shqiptar. Sovranitetin tonë nuk e prekin dot. E provuan dhe humbën. Do të humbin çdoherë”, shtoi Nagavci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark