Insajderi
Lajme

Naim Murseli pranon se ka gënjyer kur ka thënë se ‘Liridona e ka tradhtuar’

Insajderi
11 February 2026 - 14:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Naim Murseli pranon se ka gënjyer kur ka thënë se ‘Liridona e ka tradhtuar’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Naim Murseli po vazhdon intervistimin në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Ai ka pranuar sot për herë të parë se nuk ka qenë i sinqertë në deklarimet e tij të para lidhur me raportin me bashkëshorten, shkruan Insajderi.

Sipas tij, për shkak të presionit nga policia, ai e kishte përmendur çështjen e tradhtisë nga Liridona.

“Për shkak të presionit të policisë nuk kam qenë i sinqertë gjatë deklaratës. Kam improvizuar në pjesën ku kam thënë se Liridona më ka tradhtuar,” ka deklaruar Murseli./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark