Insajderi
Lajme

Nait Hasani për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: U prezantua versioni i UDB-së për masakrën e Dubravës

Insajderi
02 April 2026 - 12:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nait Hasani për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: U prezantua versioni i UDB-së për masakrën e Dubravës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, i cili është edhe i mbijetuar i masakrës së burgut të Dubravës, ka thënë se të dhënat e prezantuara në ekspozitën e Shkëlzen Gashit shesheve të Prishtinës janë version i UDB’së.

Hasani këtë e ka thënë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pasi PDK’ja e tërhoqi rezolutën meqë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kërkoi që të krijohet një grup i përbashkët nga të gjitha partitë dhe të sillet një draft në fund për miratim.

“Sot jam këtu për të thënë një të vërtetë të rëndë, ajo që është prezantuar në këtë ekspozitë më 24 mars 2026 nuk është vetëm gabim, është prezantim i qëllimshëm i deklarimeve të UDB-së të asaj kohe. Kjo është fyrje për viktimat, fyrje për të burgosurit dhe të mbijetuarit. Është fyrje për të vërtetën e masakrës së burgut të Dubravës. Kur në libër dhe në ekspozitë, të financuar nga institucionet shtetërore dhe paraja publike, thuhet se “janë vrarë 48 ushtarë të burgosur të armatosur dhe 58 civilë”, ai nuk tregon të vërtetën, dhe i ka prezantuar sot pas 28 vitësh masakrën e burgut të Dubravës në sheshin e Prishtinës propagandën e aparatit kriminal serb, mbi masakrën e burgut të Dubravës”, deklaroi Hasani.

“Rrëfimet e rreme të fotoreporterit serb, unë, Enver Dugolli dhe Sadik Zeqiri kemi kundërshtuar për prezantimin e një të pavërtete mbi masakrën e burgut të Dubravës. Ai më pas kërkoi falje, por kjo është e pamjaftueshme. Sepse, dëmi politik është bërë. Prezantimi i versionit të UDB-së. Ai nuk ka pasur prezantim të prezanojë të vërtetën. Kjo ekspozitë është me pasoja të rënda politike për Kosovën. Kërkimfalja e Shkëlzenit nuk riparon dëmin e shkaktuar ndaj shtetit tonë”, vijon ai.

“Në burg nuk ka pasur ushtarë, nuk ka pasur beteja, s’ka pasur kryengritje. Ka pasur vetëm të burgosur shqiptarë. Vrasja e shtetit serb mbi shqiptarët e pambrojtur. Në Dubravë ka pasur masakër të shtetit mbi të burgosurit. Të gjithë të organizuar, kanë hapur zjarr ndaj të burgosurve shqiptarë. Aty janë vrarë njerëz të paarmatosur nga mosha 17 deri në moshën 65 vjeç dhe një i zhdukur, ai është Ukshin Hoti. Janë ekzekutar njerëz që nuk kishin asnjë mundësi mbrojtjeje. Sot në shtetin tonë,  na paraqitet në ekspozitë duke prezantuar versioni i UDB-së. Kushdo që ka bërë këtë dhe e mbështet këtë vepër të tij, po i bën shërbim direkt Vuçiqit dhe Beogradit”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark