Në shkrim thuhet se ka qenë trajneri Gianni De Biasi që e ka këshilluar ekipin nga e Napolit të transferojë Rashicën.
Sipas strategut italian, Rashica ka karakteristika të njëjta me Callejonin dhe do t’i përshtatej klubit napolitan.
Skuadra ku aktivizohet edhe shqiptari tjetër, Elseid Hysaj kërkon përforcime në repartin e avancuar dhe talenti shqiptar do t’i përshtatej më së miri skemave që përdor trajneri Sarri.
Deri në këtë pjesë të sezonit, Rashica numëron 7 gola dhe 6 asistime në 25 ndeshje me Vitessen. /Insajderi.com