Insajderi
Lajme

NASA publikon pamje të reja të Hënes

Insajderi
14 April 2026 - 08:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
NASA publikon pamje të reja të Hënes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia Hapësinore NASA ka shpërndarë disa imazhe të reja spektakolare nga misioni ‘Artemis II’, duke ofruar një pamje të pazakontë të Tokës dhe Hënës.

Imazhet, të realizuara më 6 prill, shfaqin një moment magjik kur Toka duket si një gjysmëhënë që “ngrihet” mbi horizontin e Hënës.

Po ashtu, një fotografi tjetër ofron një pamje të detajuar të anës së largët të Hënës, të cilën njerëzit nuk e shohin kurrë nga Toka.

Këto imazhe janë pjesë e përditësimeve të vazhdueshme që vijnë nga misioni Artemis II, i cili ka si qëllim rikthimin e njerëzve në orbitën e Hënës dhe hapjen e mundësive për eksplorime të mëtejshme të hapësirës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark