Insajderi
Lajme

Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë!

Insajderi
12 February 2026 - 14:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka qenë i ashpër sërish me Prokurorinë e Specializuar në Hagë për qasjen ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykim ky që ndodhet në fazën e fjalëve përfundimtare.

Haradinaj tha se ky institucion po luan me kartën e frikësimit e madje edhe të kërcënimit.

“Kjo gjykatë nga fillimi ka luajtur me kartën e frikësimit. Besoj na kujtohen ato akuzat ‘dëshmitar i dyshuar’, që i bie se ose ke me dëshmu çka të themi na ose ki me u dënu. Me këtë kartë ka luajtur edhe me dënimin tonë. Kryeprokurori Smith thotë ne po i dënojmë këta që kushdo që guxon që këta djem t’u quaj heronj të Kosovës, ka me u dënu si këta. Ata nuk kanë pa hala rezistencë prej atëherë. Ne si popull, si shtet, hala s’kanë pa rezistencë ndaj këtyre fjalëve e kërcënimeve që i kanë bërë. E provuan edhe me këtë akuza.” –

Sipas tij, kërkesa për 45 vjet burg për secilit është shkelje e drejtësisë, por edhe tregon qartë qasjen e Speciales ndaj atyre që i mbrojnë Thaçin dhe të tjerët.

“Kërkesa e tyre për një dënim prej 45 vjet burg për secilin, tregon shkelje të drejtësisë. Nuk mund të jenë të gjithë të barabartë në dënim, edhe nëse sipas tyre janë fajtorë. Këta thonë ‘kaq jepja’. Tash po thonë që s’po kërkojnë dënim për UÇK-në po për disa individë, që nënkupton kërcënim, që nëse na rrimë urtë, hala s’kem marrë, çka kemi me marrë.”, tha ai në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark