Insajderi
Lajme

Natën e Vitit të Ri, disa fshatra të Deçanit mbesin pa energji elektrike

Insajderi
31 December 2025 - 18:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Natën e Vitit të Ri, disa fshatra të Deçanit mbesin pa energji elektrike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Deçanit është duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike natën e Vitit të Ri, shkruan Insajderi.

Qytetarët nga kjo komunë janë ankuar se rryma iu është ndërprerë pasditen e sotme.

Ata nuk janë njoftuar për këto reduktime apo për ndonjë prishje në rrjetin elektrik.

Konkretisht banorët e fshatit Isniq dhe Strellc kanë raportuar për reduktime.

Njohësit e ekonomisë kishin ngritur shqetësime se ndërrimi i motmoteve mund t’i gjejë disa zona të Kosovës në terr.

Ky shqetësim është ndarë edhe nga banorë të disa komunave, të cilët tash e disa javë raportojnë se reduktimet e energjisë elektrike janë të shpeshta dhe zgjasin për orë të tëra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark