Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zgjidhin situatën në veri përmes dialogut.
NATO i kërkoi edhe institucioneve në Kosovë që të de-përshkallëzojnë menjëherë.
“I bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë që të de-përshkallëzojnë menjëherë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin situatën përmes dialogut. NATO mbetet vigjilent dhe do të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt”, ka shkruar Lungesco.
Lengesco këtë deklarim e bëri pasi tensionet u ngritën sërish në veri të vendit, ku dje kryetarët e rinj u vendosën në zyra me asistimin e Policisë së Kosovës.
We urge the Institutions in #Kosovo to de-escalate immediately & call on all parties to resolve the situation through dialogue. @NATO_KFOR remains vigilant & will ensure a safe & secure environment.
— Oana Lungescu (@NATOpress) May 27, 2023
Ndryshe, kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë arritur të futen dje në zyrat e tyre me asistim të Policisë. Grupe të banorëve vendas në këto komuna të banuara me shumicë serbe kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.