NATO paralajmëron ‘armiqtë’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    NATO paralajmëron ‘armiqtë’

    Insajderi
    05 December 2016 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prioritetet e NATO-s me zgjedhjen e republikanit në krye të Shteteve të Bashkuara nuk kanë ndryshuar, siguria mbetet fokusi kryesor. Por për momentin, Stoltenberg do të punojë me ekipin e sigurisë së presidentit Obama.

    Në ministerialin e NATO-s John Kerry, sekretari amerikan i Shtetit do t’i adresohet për herë të fundit problemeve të sigurisë dhe kërcënimeve me të cilat përballet sot Europa. E pas tij do të jetë shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini ajo që do të mbajë fjalën e rastit në krah të Stoltenberg.

    Për vetë Sekretarin e Përgjithshëm, 2017 do të jetë për NATO-n viti i aksionit.

    “Në samitin e Natos në Varshave vitin e shkuar, liderët ranë dakord për hapat që do të ndërmarrin për të forcuar mbrojtjen  e për të siguruar stabilitet përtej kufijve tanë. Në verën e ardhshme, 4 batalione do të dislokojnë në Poloni dhe shtetet balltike. Këto operacione do të drejtohen nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Gjermania. Të bashkuar do t’i përcjellim një mesazh të fortë çdo armiku potencial: çdo sulm do të marrë përgjigje nga aleatët tanë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

    Në prag të ministerialit, Jens Stoltenberg bëri të qarta prioritetet e Aleancës për vitin e ardhshëm, mes tyre lufta kundër ISIS.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark