“NATO sulmohet nga Rusia në vitin 2029”, gjenerali gjerman alarmon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “NATO sulmohet nga Rusia në vitin 2029”, gjenerali gjerman alarmon

    Insajderi
    12 April 2025 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania është e bindur, Vladimir Putin do të fillojë një luftë të gjerë konvencaionale kundër NATO-s në vitin 2029. Alarmin e ka ngritur Gjenerali i lartë i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer. Në një intervistë për median gjermane Die Welt, Breuer tha se qëllimi i Putin është të shkatërrojë NATO-n si aleancë dhe të diskretitojë modelin e jetesës së perëndimorëve.

    Ushtari më i lartë i Gjermanisë sheh “një kërcënim të qartë nga Rusia”, forcat e armatosura të së cilës, me 1.5 milionë ushtarë, do të ishin dy herë më të mëdha vitin e ardhshëm sesa përpara luftës së agresionit kundër Ukrainës.

    “Ne shohim se rreth 1500 tanke beteje janë prodhuar rishtazi ose nxirren nga depot dhe riparohen çdo vit – kjo është dukshëm më shumë se sa nevojitet për luftën kundër Ukrainës. Dhe magazinat janë të mbushura me municion,” tha Breuer.

    Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, vazhdon të mbështetet në besnikërinë e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës nën Presidentin e ri të SHBA Donald Trumpo.

    “Sfida ime më e madhe për momentin është të siguroj shpejt gatishmërinë operacionale të trupave – dhe këtë duhet ta bëj me të gjitha mjetet e disponueshme në treg”, tha Breuer për “Sigurisht, ne fillimisht do të shikojmë në Gjermani dhe Evropë për të parë nëse ka ndonjë gjë në raftet atje. Nëse jo, duke pasur parasysh kufizimet kohore, ne do të duhet të blejmë edhe nga SHBA, nëse është e disponueshme atje,” tha Breuer, duke shtuar se, “Objektivi ynë është 2029; ne duhet të jemi operacional deri atëherë.”

    Kur u pyet nëse ai kishte besim në Shtetet e Bashkuara në rast të një sulmi rus ndaj shteteve baltike, gjenerali i ushtrisë tha: “Po, absolutisht”. Ai sapo kishte qenë në Amerikë dhe nuk kishte mundur të shihte asnjë shenjë midis kolegëve të tij “se ata po largoheshin nga NATO”.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark