×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nazisti që vrau afro 4 mijë hebrej del para drejtësisë

    Insajderi
    19 January 2016 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është 95 vjeçar por do të përballet me drejtësinë. Mbi Hubert Zafke qëndron një akuzë e rëndë: dyshohet se ka vrarë fiks 3 mijë e 681 veta gjatë një muaji të vitit 1944.

    Kjo ka ngjallur debat të tensionuar në Gjermaninë që ende po përballet me të kaluarën e saj të tmerrshme, kohën e Hitlerit.

    Sipas aktakuzës, gjykimi ndaj Hubert Zafke i cili ka qenë pjesë e strukturave mjekësore të SS-it, pritet të fillojë më 29 shkurt në Neubrandenburg. Deri në atë kohë, Zafke do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi, ka njoftuar një zëdhënës i prokurorisë, raporton BBC.

    95nazi

    Forcat naziste kanë vrarë rreth 1.1 milion njerëz në kampin Aushvic, shumica prej të cilëve kanë qenë hebrej.

    Në fakt, periudha në të cilën është e bazuar aktakuza, 15 gusht deri më 14 shtator 1944, është koha kur adoloshentja hebreje Anne Frank ka arritur në Aushvic, kampi më famkeq gjatë kohës naziste.

    Një ditar që ajo mbante dhe ku përshkruhej fshehja e familjes së saj nga nazistët në Amsterdam, vazhdon të jetë një best-seller botëror.  Anne Frank ka vdekur në Bergen-Belsen, vetëm pak kohë para se kampi të çlirohej nga ushtria britanike.

    Siç raporton BBC, vitin e kaluar, një gjykatë në Gjermani dënoi me katër vite burgim Oskar Groening, 94 vjeçar, për ndihmën që kishte dhënë në vrasjen e së paku 300.000 personave në Aushvic.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark