Ndahen 150 mijë euro për ekspertizë në kontestin e Kosovës me AXOS - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen 150 mijë euro për ekspertizë në kontestin e Kosovës me AXOS

    Insajderi
    21 December 2016 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 mije euro për mbulimin e kostos së ekspertize të kontekstit të privatizimit të PTK-së.

    “Është identifikuar nevoja e domosdoshme që të angazhohen ekspert vendor dhe ndërkombëtar për të këtë çështje dhe pasi seanca e parë do të mbahet të premten e kemi parë të nevojshme këtë kërkesë”, ka thënë Stavileci.

    Kosova është paditur nga “ACP Axos Capital Gmbh”, kompania gjermane  e cila në vitin 2013 u shpall fituese në procesin e shtijes së 75 për qind të aksioneve në Vala e Telekom.

    Privatizimi i PTK-së nuk ndodhi për shkak se procesi nuk mori bekimin e Kuvendit të Kosovës pasi që opozita e kundërshtonte ashpër këtë proces dhe kishte bojkotuar disa herë seancat në kuvend, kur kërkohej që të votohej raporti i qeverisë për shitjen e PTK-së.

    Axos e jetësoi padinë kundër Qeverisë së Kosovës me 4 qershor 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID), për prishje të njëanshme të marrëveshjes së privatizimit të PTK-së.

    Kompania pretendon se është dëmtuar financiarisht dhe kërkon si dëmshpërblim një shumë që varion nga 100 deri në 500 milionë euro, varësisht prej vlerësimit të gjyqit në Washington.

    Qeveria e Kosovës me 2 shtator të vitit 2015 ndau një shumë prej 200 mijë eurosh për mbrojtje në Arbitrazh. U vendos që kompania “Patton Boggs” të jetë përfaqësuesja e saj ligjore për zgjidhjen e këtij kontesti, e cila kërkoi të paguhet në vlerë prej 1.8 milion dollarë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark