Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për Aeroportin e Gjakovës.
Këto para të ndara nga Ekzekutivi parashihet të mbulojnë shpenzimet emergjente kryesisht të sigurisë dhe nevojave të tjera në këtë aeroport.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhjeje, qeveria miratoi projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor dhe mori vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë të pronave përgjatë rrugës Prishtinë-Mitrovicë, në segmentit Milloshevë- Vushtrri. /Insajderi.com