×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndahen 742 milionë për komunat në buxhetin e vitit 2024

    Insajderi
    09 February 2024 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ceremoninë e Grantit të Performancës, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u ndanë 8.3 milionë euro, për 11 komuna përfituese.

    Në fjalën hyrëse, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka theksuar se pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, është, ka qenë, dhe mbetet, administrata moderne publike efikase, llogaridhënëse, transparente dhe e depolitizuar.

    Bislimi ka bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat.

    “Në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat tona. Kjo nënkupton që sa më e suksesshme të jetë qeverisja në nivel qendror në rritjen e të ardhurave kombëtare dhe rritjen e buxhetit, aq më shumë do të përfitojnë edhe komunat në mundësitë që kanë për të zbatuar politikat e prioritetet e tyre”, ka thënë zëvendëskryeministri.

    Më tej, ai ka cekur se është e rëndësishme të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike, për të avancuar në rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian.

    Për të avancuar në rrugëtimin tonë drejt BE-së, është e rëndësishme të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike, në thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet që kjo administratë ofron dhe një ulje të kostos qoftë ajo monetare, apo në kohë në marrjen e këtyre shërbimeve“. /Insajderi.org/

    Njoftimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark