×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ndahen çmimet për bizneset më të suksesshme në Kosovë

    Insajderi
    18 December 2019 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2019. Në ceremonin e organizuar nga OEK ishte I ftuar dhe Presidenti Hashim Thaçi ku ka përgëzuar sipërmarrësit për të arriturat e sivjetmeve.

    “Të nderuar përfaqësues, dëshiroj që në këtë fundvit t’ju përgëzoj për të arriturat tuaja ju uroj që edhe në vitin e ardhshëm të keni të njëjtin sukses. Suksesi juaj është suksesi i Kosovës, ju kultivon dhe forconi shtetin tonë”, tha Thaçi.”

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në hapje të kësaj mbrëmje tha se institucioni që ai udhëheq po rritet nga viti në vit.

    “Jam shumë i lumtur sonte në këtë moment. Familja jonë e madhe po rritet nga viti në vit dhe sonte po e shoh më shumë rritje se vitin e kaluar dhe një performancë e jashtëzakonshme e bizneseve. Ne si OEK e shohim si shtëpi të ndërtuar me themele, të ndërtuar nga ata që paguajnë taksa, krijojnë vende pune, investojnë dhe eksportojnë. Sonte në këtë sallë është më shumë se 90 për qind e buxhetit të shtetit, mbi 30 për qind e GDP-së sëvendit”, tha ai.

    Tatimpaguesi i vitit 2019 është shpallur Devolli Corporation.

    Si tatimpagues u shpërblyen edhe : Kompania Hib Petrol, Keds Kesco, Kompania e sigurimeve Iliria, Korparata Energjetike e Kosovës (KEK), Neptun Kosova, Sigal Group Austria, Telekomi i Kosovës, Viva Fresh” e të tjera.

    Eksportuesi i vitit 2019 është shpallë Trepça.

    E në mesin e eksportuesve të vitit 2019 u zgjodh Frutex, Fluidi, Fruti e të tjera.

    Sa i përket punëdhënësit në Kosovë për vitin 2019 janë shpërblyer kompanitë si:  Shell Kosova, Dukagjini, Kujtesa e të tjera.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark