Ndahen mbi 200 mijë euro për zgjedhjet në Drenas – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen mbi 200 mijë euro për zgjedhjet në Drenas

    Insajderi
    09 November 2016 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka njoftuar se ka ndarë 221 mijë e 500 euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 4 dhjetor, në Drenas.

    Ministri i Financave Avdullah Hoti, tha se këto mjete janë ndarë vetëm për raundin e parë të zgjedhjeve, ato sipas tij janë ndarë nga buxheti për mjete të paparashikuara.

    Hoti tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte kërkuar 338 mijë euro që do të mund të mbulonin edhe raundin e dytë të mundshëm në zgjedhjet e Drenasit, mirëpo sipas Hotit ky raund nëse mbahet mund të mbahet vitin tjetër dhe nuk mund të ndahen para këtë vit për të.

    Komuna e Drenasit shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Nexhat Demaku, të cilit iu konfirmua nga Gjykata e Apelit dënimi me burg. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark