Ndahen mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

    Insajderi
    14 December 2016 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për kompensimin e pjesshëm të dëmeve natyrore të shkaktuara në bujqësi gjatë këtij viti.

    “Vendimi parasheh kompensim prej 25 % nga vlera totale e dëmeve, bazuar në raportet e vlerësimeve të dërguara nga komunat përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë. Në total janë ndarë 263 mijë e 701 euro për kompensim të fermerëve në 21 komuna të Kosovës që kanë raportuar dëme gjatë vitit. Sipas vendimit të Qeverisë, mjetet do të transferohen nga buxheti i MBPZHR-së tek komunat, të cilat do t’ua shpërndajnë mjetet ekonomive bujqësore që kanë pësuar dëme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    Sipas Ministrisë, kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që Qeveria e Kosovës kompenson dëmet në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore, si vërshimet dhe erërat e forta.

    Më herët është ndarë një buxhet prej rreth 160 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara gjatë muajit janar dhe shkurt./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark