×
  • Sport
  • Sport

    Ndahen Morina dhe Besa

    Insajderi
    07 April 2016 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Të nderuar miq, po ju njoftoj se sot pas një bisede me kryetarin e klubit erdhëm në përfundim që bashkëpunimi jonë te përfundojë, gjithmonë në të mirën e klubit”, ka njoftuar Morina në Facebook, njofton Insajderi.

    Ish-trajneri i Hysit, Dritës e Ferronikelit i ka uruar gjitha të mirat klubit pejan, duke e falënderuar për bashkëpunimin.

    Morina ishte angazhuar në pozitën e trajnerit të Besës në vitin 2014, dhe që prej atëherë e ka mbajtur skuadrën nga perëndimi i Kosovës në pjesën e epërme të tabelës.

    Vetëm pak ditë më parë bashkëpunimin e ndërprenë edhe skuadra e Gjilanit me Bylbyl Sokolin. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark