Akademia Mbretërore suedeze sot do të shpallw fituesin për Çmimin Nobel për Ekonomi.
Ky çmim është i vetmi që nuk jepet sipas testamentit të industrialistit suedez, Alfred Nobel, dhe është ndarë për herë të parë në vitin 1969.
Çmimi Nobel për mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe është ndarë javën e kaluar.
Ndërkaq ai për letërsi do të ndahet më 13 tetor.
Vitin e kaluar fitues i Çmimit Nobel për Ekonomi ishte ekonomisti Angus Deaton. Ai u shpërblye për punën e tij në eksplorimin e konsumit, varfërisë dhe mirëqenies.