Aktorja e njohur për publikun, me rolet e saj televizive dhe filma të ndryshëm si “Batman” dhe “In like flint”, Jean Hale Colemane, ka vdekur në moshën 82- vjecare.
Të martën, familja e yllit konfirmoi për Fox News se vdiq në gusht në Santa Monica, Kaliforni.
Ajo më parë ka qenë e martuar me aktorin fitues të ‘Emmy’ dhe ‘Golden Globes’, Dabney Coleman nga 1961-1984.
Ata ndajnë bashkë tre fëmijë: Kelly, Randy dhe Quincy.
Jean ishte bërë më e famshme për paraqitjen në “In Like Flint”, ndërsa në po të njëjtin vit u shfaq në dy episode të “Batman” si Polly.
Rolet e tjera përfshijnë: “Perry Mason”, “The Alfred Hitchcock Hour”, “Haëaii Five-O” dhe më shumë.
Jashtë punës së saj si aktore, Hale iu përkushtua vullnetarizmit me Shoqërinë Amerikane të Kancerit.