Insajderi
Lajme

Ndalohen 5 automjete në Leposaviq, policia tregon çka kishte brenda tyre

Insajderi
27 May 2024 - 22:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohen 5 automjete në Leposaviq, policia tregon çka kishte brenda tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të kufirit pas një pune intensive sot rreth orës 14:00, në fshatin Koshuticë, K.K. Leposaviq, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi kanë ndaluar pesë automjete.

Sipas policisë, në këto automjete kishte mallra, mjete bujqësore të përmendura si në vijim:

“Motorë (kultivator); trembëdhjetë (13) copë, kositëse për bari të mëdha (mullqera) gjashtë (6) copë, freza bujqësorë tri (3) copë, shata për freza dyqind (200) copë, motosharrë dore një (1) copë, moto-kultivator një (1) copë dhe motoçikletë me katër rrotë për fëmijë një (1) copë”.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i kufirit – Tentim”, përderisa rasti shkon për trajtim në procedurë të rregullt, njofton policia.

Në një rast tjetër disa orë më herët patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keçekollë në fshatin Metergovc, K.K. Podujevë, në brezin kufitar ka hasur në një sasi prej rreth njëzet metra kub dru të llojeve ahu dhe pishë (trupa).

“Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kontrabandë me mallra”, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, njofton policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark