Insajderi
Lajme

Ndalohen dy persona në Shtërpcë, po transportonin drunj ilegalisht

Insajderi
26 October 2022 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohen dy persona në Shtërpcë, po transportonin drunj ilegalisht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë ndaluar të martën nga Policia, pasi janë hasur duke transportuar drunj ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë.

Policia njofton se gjithashtu ka konfiskuar dy automjetet për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka lajmëruar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjve”, thuhet në komunikatën për media.

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark