×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Ndalohen për 48 orë drejtori i “Dritës” dhe kryetari i “Intelektualëve” pas rrahjes në Gjilan

    Insajderi
    25 April 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i “FC Drita”, Valon Zymberi dhe kryetari i tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti janë ndaluar për 48 orë pas një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në një kafiteri në Gjilan.

    Lajmin për ndalimin e tyre e ka konfirmuar për Insajderin, Zyra për Informim në Gjilan.

    Ju konfirmojme se tre te dyshuarit qe jane arrestuar nga Policia e Stacionit Policor Gjilan per rastin e ndodhur dje në nje kafiteri te qytetit rreth ores 18:10hrs ju eshte shqiptuar masa e ndalimit prej 48 oreve nga Prokurori i Shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

     Ndalimi i tyre ka ardhur pasi të mërkurën në mbrëmje, drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi bashkë me disa persona tjerë kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve, Intelektualët, Taulant Byqmetin në vendin e tij të punës.

    Valon Zymberi e Intelektualët nuk kanë marrëdhënie të mira së fundmi, teksa ky gjest eksalon situatën mes tyre.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark