×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen për 48 orë dy persona të dyshuar për vjedhje në shtëpinë e Bajram Kelmendit

    Insajderi
    04 April 2024 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin se disa persona kanë hyrë para dy ditëve në shtëpinë e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

    “Më datë 02.04.2024, rreth orës 04:20, është pranuar informata për një vjedhje në progres në një shtëpi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arritur të arrestoj dy të dyshuar të cilët dyshohen të jenë futur brenda shtëpisë. Të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar tutje në fazat e mëtejme hetimore”, ka thënë ai.

    Tutje, ai tha se të arrestuarit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu proceduar tutje në fazat e mëtejme hetimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark