Insajderi
Lajme

Ndalohen pesë persona me armë të gjuetisë pa leje në Leposaviq

Insajderi
30 November 2025 - 13:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohen pesë persona me armë të gjuetisë pa leje në Leposaviq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka arrestuar pesë persona në fshatin Berberisht të Leposaviqit për posedim të armëve të gjuetisë pa leje.

Gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë armë, përfshirë pesë pushkë gjuetie dhe një pushkë karabinë, si dhe 86 fishekë të llojeve të ndryshme, katër rrethatore për fishekë dhe dokumente të armëve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Policisë, personat janë shoqëruar në Stacionin Policor të Leposaviqit, ku janë intervistuar në praninë e avokatëve, dhe më pas janë liruar sipas procedurës.

Armët janë sekuestruar, ndërsa rasti është referuar Prokurorisë së Shtetit për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Policia apelon tek qytetarët që të mos dalin në gjueti pa leje të vlefshme dhe të respektojnë ligjin në çdo rast.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark