Pasditen e së mërkurës në aeroportin e Prishtinës, është ndaluar një i dyshuar për keqpërdorimin e kartelave bankare.
Ndërsa nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike është bastisur shtëpia e të dyshuarit, kurse gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa prova materiale të cilat dyshohet se i kishte blerë me kartela të klonuara bankare.
“Një revole – BROVNING , 5 fishekë dhe një karikator – Cal 7.65 mm, 2 shtëpiza kompjuteri, 28 palë syze të tipave të ndryshme , 8 orë dore të ndryshme, 1 Iphone 6, 1 tabletë Apple, 4 telefona mobilë të tipave të ndryshëm, si dhe pajisje tjera elektronike (HDD, USB si dhe disa dokumente dhe faktuara të transaksioneve bankare”, janë provat e konfiskuara, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com