Insajderi
Lajme

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë, Prokuroria jep detaje

Insajderi
08 June 2026 - 10:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë, Prokuroria jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj I.S., i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit në këtë komunë, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në njoftim për media, nga kjo prokurori bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”, sipas prokurorisë.

Siç ka bërë të ditur Policia dje, dyshimet fillestare të motivit që çoi drejt vrasjes janë zënka mes fëmijëve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark