Insajderi
Lajme

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, ja qëndrimi i Ambasadës së Gjermanisë

Insajderi
20 May 2026 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, ja qëndrimi i Ambasadës së Gjermanisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas thirrjeve të Beogradit ndaj serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë për Listën Serbe, ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Zëdhënësi, Payam Ghalehdar, ka deklaruar se është thelbësore që Serbia të mos ndërhyjë në këtë proces.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 7 qershor janë një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre duke përdorur të drejtën e tyre për të votuar në një mënyrë të informuar dhe të vetëdijshme. Është thelbësore të mos ndërhyhet në procesin e formimit të vullnetit (qytetar)”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark