Insajderi
Lajme

Ndërhyrja për muzikë të lartë në Rahovec përfundon me dy policë të lënduar, arrestohet një 41-vjeçar

Insajderi
29 July 2026 - 10:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërhyrja për muzikë të lartë në Rahovec përfundon me dy policë të lënduar, arrestohet një 41-vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ndërhyrje rutinë e Policisë së Kosovës pas një ankese për muzikë me zë të lartë ka përfunduar me sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, ku dy zyrtarë kanë mbetur të lënduar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i arrestuari është Reshat Hamza, rreth 41-vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 02:55, në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec. Një patrullë policore kishte dalë në vendin e ngjarjes pas një ankese për muzikë me volum të lartë.

Me të mbërritur, i dyshuari dyshohet se ka refuzuar të bashkëpunojë me policët dhe të identifikohet. Më pas, sipas burimeve, ai së bashku me disa anëtarë të familjes kanë sulmuar zyrtarët policorë me mjete të forta, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Reshat Hamza është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa testi i alkoolit ka rezultuar 0.65 promilë.

Si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari, kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa Reshat Hamza është ndaluar për 48 orë. Hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në sulm janë në vazhdim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark