×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nderimi i ushtarëve serbë, reagon Nushi: Këtë foto është mirë me pa ‘taksistat’ dhe ‘frizeret’ e qeveritarëve

    Insajderi
    14 November 2022 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas ceremonisë së FSK-së e cila është parë duke nderuar ushtarët e vrarë serb në vitin 1912 në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës.

    Nushi ka shkruar duke thënë se askush ende nuk ka kërkuar falje, dhe ende nuk ka ndodhur ndonjë qortim apo dorëheqje, duke përmendur se këtu ka bërë homazhe edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

    “’Taksistet” dhe “frizeret” e qeveritareve është mire që para se me ra në gjumë me e pa foton me poshtë. Ministri i Mbrojtjes e ka thirre Komandantin e FSK qe te dërgojë togën ceremoniale të nderojë ushtarët e vrarë serb në vitin 1912 kur ata pushtonin Kosovën. Nderime bëri edhe Xhelal Sfeçla! Hala nuk ka kërkua askush falje e mos të flasim për qortim a dorëheqje”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark