×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ndërmarrja Publike Banesore hap konkurs për 8 pozita pune

    Insajderi
    18 October 2023 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    K O N K U R S
    Për plotësimin e vendit të punës

    Titulli i vendit të punës: Punëtor/e në Njësinë për Pastrim – 8 (tetë) pozita
    I raporton: Kryepunëtorit/es të/së Njësisë për Pastrim
    Niveli i pagës: 8

    Orët e Punës: 40 orë në javë
    Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)
    Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

    Titulli i vendit të punës: Punëtor/e në Njësinë për Pastrim
    I raporton: Kryepunëtorit/es të/së Njësisë për Pastrim
    Niveli i pagës: 8
    Detyrat e përgjegjësitë:
    a) Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori/ja i/e grupit;
    b) Koordinon punët me punonjësit/et tjerë/a së bashku me Kryepunëtorin/en i/e grupit në lidhje me kërkesat dhe
    nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me Njësinë për Pastrim (NJP);
    c) Bashkëpunon ngushtë me punonjësit/et tjerë/a dhe me kryepunëtorin/en e grupit në përmbushjen e
    objektivave të Divizionit të Mirëmbajtjes së Rregullt dhe Intervenimeve (DMRrI-së);
    d) Merr pjesë në mbledhjet e rregullta ku është i/e thirrur për nevojat e Divizionit;
    e) Është përgjegjës/e për pastrimin e njësive të përbashkëta të banesave kolektive të përcaktuara nga
    Kryepunëtori/ja;
    f) Mban evidencë të njësive të pastruara dhe e dorëzon këtë raport në baza javore të Kryepunëtori/ja i/e grupit
    të pastrimit;
    g) Për punët dhe detyrat e shtruara i përgjigjet kryepunëtorit/es të/së grupit të pastrimit;
    h) Porositë për materiale i bën më herët dhe i specifikon në detaje sipas kërkesës;
    i) Materialet të cilat nuk furnizohen sipas kërkesës ka të drejtë t’i kthejë mbrapa;
    j) Kujdeset për mjetet e punës dhe raporton për defektet e tyre;
    k) Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar;
    l) Kryepunëtori/ja i/e grupit të pastrimit mund ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së;
    m) Në rast mungese të punonjësve tjerë, me urdhër të mbikëqyrësit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra
    tjera.

    Kualifikimet:

    • Diplomë e shkollës fillore;
    • Preferohet përvojë pune së paku 1 vit.

    Aftësitë:

    • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;
    • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me pastrim;
    • Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektojë normat për sigurinë në punë;
    • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në objekte të ndryshme;
    • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në të gjitha kushtet atmosferike.
    • Të ketë etikë dhe integritet në punë.

    Procedura e Konkurrimit
    Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
    Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
    www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në
    Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit
    zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të
    shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur
    do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
    Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

    • Aplikacioni i NPB-së;
    • Preferohet dëshmi për përvojën e punës së paku 1 vite;
    • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
    • Kopjen e letërnjoftimit;

    Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të
    afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2)
    ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të
    shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të
    mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
    APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA
    NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË
    SHQYRTOHEN.

    Shpallja është e hapur që nga data 18.10.2023 deri më 01.11.2023.

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
    Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark