Insajderi
Biznes

Ndërmarrja Publike Banesore me progres të jashtëzakonshëm – video përmbledhëse e sukseseve

Insajderi
25 July 2023 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërmarrja Publike Banesore me progres të jashtëzakonshëm – video përmbledhëse e sukseseve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërmarrja Publike Banesore ka njoftuar që ka pasur rritje të dukshme në performancen financiare krahasuar me periudhën e njëjte te vitit të kaluar.

Këto rezultate të mira vijnë pas një angazhimi të madh stafit të NPB-së dhe një bashkëpunimi shumë të mirë edhe me Komunën e Prishtinës, në përmbushjen e misionit dhe vizionit të NPB-së.

Nder projektet që janë përfunduar gjashtë mujorin e parë janë:

  • Renovimi i QKMF në Qendër, Hajvali dhe në lagjen e Muhaxherëve
  • Renovimi i pishinës së Gërmisë.
  • Marrëveshja me Drejtorinë e  Investimeve Kapitale me fokus në përmasim të infrastrukturës rrugore
  • Marrëveshje me Termokos me synim të përmasimit të efikasitetit të shërbimeve për konsumatorë
  • Marrëveshja me Drejtorinë e Arsimit për renovimin e shkollave me qellim të përmasimit të kushteve për nxënës dhe stafin akademik.
  • Marrëveshja me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në fokus të rritjes së sigurisë në rrugë.
  • Ofrimi i shërbimeve të reja për mirëmbajtjen e hyrjeve të ndërtesave shumëbanesore etj.

Përmes një video realizimi NPB ka listuar vetëm disa nga arritjet që janë shënuar përgjatë këtij viti, për më shumë ju ftojmë ta ndiqni videon e plotë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark