×
  • Biznes
  • Biznes

    Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) shpall konkurs për Punëtor/e të Ndërtimtarisë (6) pozita

    Insajderi
    05 November 2024 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    K O N K U R S

    Për plotësimin e vendit të punës

    Titulli i vendit të punës: Punëtor/e  i/e  Ndërtimtarisë  (6) pozita

    I raporton: Kryepunëtorit/es të/së Ndërtimtarisë, Divizioni për Intervenime ndërtimore të përgjithshme

    Niveli i pagës: 7

    Orët e Punës:  40 orë në javë

    Kohëzgjatja e Kontratës: Në kohë të caktuar  12 muaj me mundësi vazhdimi (puna provuese 3 muaj)

    Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    1. Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori/ja dhe Mbikëqyrësi i Divizionit për Intervenime Ndërtimore të Përgjithshme (më tutje DINP);
    2. Kryen punët e dhëna të udhëzuara nga Kryepunëtori sipas kërkesave të aktiviteteve të duhura që kanë të bëjnë me DIU-në;
    3. Bashkëpunon me Kryepunëtorin në përmbushjen e objektivave të DIU-së;
    4. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta me kryepunëtorin e grupit dhe anëtarët e tjerë të grupit;
    5. Kryen punët e Departamentit të Intervenimeve Urgjente në operimin e aktiviteteve të ndërtimit të ulët dhe enterierit dhe aktivitetet operative që kërkohen nga udhëheqësi i divizionit;
    6. Është përgjegjës për punët ndërtimore të brendshme dhe të  jashtme;
    7. Bën përgatitjen e llaçit, muratimin e mureve me materiale dhe dimensione të ndryshme, muratimin e mureve ndarëse, punimin e themeleve, punimin e armaturës, betonimin, kryerjen e punimeve suvatuese, ndërtimin e kulmeve, punimin e dyshemeve me produkte të betonit, mbulimin e kulmeve, shtruarjen dhe veshjen me pllaka, kryerja e punimeve izoluese.
    8. Bën rregullimin e  punëve të jashtme në rrugë, trotuare dhe riparime tjera infrastrukturore sipas udhëzimeve të dhëna.
    9. Punët tjera me suvatim/llaç dhe glet, me fasadim, me gips (rigips, knauf);
    10. Njohja e parimeve dhe metodave themelore të punëve të ndërtimit;
    11. Të jetë gjendje për t’ju përmbajtur instruksioneve dhe projekteve kur është e nevojshme;
    12. Kryen montimin e skeleve dhe kujdeset përgjatë punës me skele për sigurinë e tij/saj;
    13. Bën shkarkimin dhe ruajtjen e materialeve në vendet e ndërtimit;
    14. Ndihmon në realizimin e detyrave infrastrukturore, ndërtimeve të ulëta dhe të enterierit;
    15. Të njoh dhe të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve me të cilat punon;
    16. Të bëhet përgatitja e punishtes çdo ditë duke përgatitur materiale, vegla dhe pajisje;
    17. Në konsultim me kryepunëtorin e ndërtimtarisë realizon planet e ndërtimit;
    18. Mban përgjegjësi për materialet harxhuese si dhe shpenzimet e materialeve i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët të cilat i kryen;
    • Raporton për punët e kryera tek kryepunëtori i grupit si dhe tek mbikëqyrësi i Divizionit;
    • Eshtë përgjegjës per mjetet e punës për të cilat është i ngarkuar.

    Kualifikimet:

    • Diplomë e shkollës së mesme – E preferueshme;

    • Preferohet përvojë pune së paku 1 vit në lëminë e ndërtimit;

    • Preferohen kurse dhe trajnime tjetra;

    • Preferohet Patentëë shoferi, kategoria B.

    Aftësitë:

    • Njohje të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punë ndërtimore;

    • Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektoj normat për siguri në punë;

    • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;

    • Të jetë i gatshëm të punojë me orar të ndrrimit të natës dhe gjatë fundjavave;

    • Të jetë i gatshëm të punojë në objekte me lartësi të mëdha;

    • Të jetë i gatshëm të punojë në kushte atmosferike të ndryshme;

    • Të jetë i gatshëm të qëndrojë për periudha të gjata kohore;

    • Të ketë vetë iniciativë dhe qasje konstruktive;

    • Të ketë shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;

    • Të ketë etikë në punë dhe integritet.

     Mënyra e aplikimit;

     Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në adresën: [email protected] dhe në menyrë fizike tek zyra e Burimeve Njerëzore- NPB;

    Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e konkursit do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

    Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

    • Aplikacioni i NPB-së;
    • Dëshmia e Shkollës së Mesme/fillore;
    • Jetë Përshkrimi (CV)
    • Dëshmia mbi përvojën e punës së paku 1 vit në lëminë e ndërtimit;
    • Preferohen kurse dhe trajnime gjatë karrierës profesionale;
    • Preferohet patentë shofer kategoria B.
    • Certifikatën e gjendjes penale të lëshuar nga Gjykata, e cila dëshmon që nuk jeni i/e dënuar apo nën hetime (duhet të jetë jo më e vjetër se gjashtë muaj);
    • Kopjen e letërnjoftimit;
    • Çertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës (vetëm kandidati/ja i/e përzgjedhur)

    Shënim:. Aplikacionet që arrijnë pas afatit të përcaktuar në konkurs dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

    Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit;

    • Vlerësimi i kandidatëve zhvillohet nëpërmjet  intervistimit (me gojë);
    • Intervista – maksimumi 90  pikë
    • Jetëshkrimi – maksimumi 10 pikë.

    Ndërmarrja Publike Banesore ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë burrë apo grua dhe nga të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës.

      Shpallja është e hapur që nga data 05.11.2024 deri më 12.11.2024 në ora 23:59.

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel.: 038 553 311.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    06 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark