Insajderi
Biznes

Ndërmarrja Publike Banesore për sigurinë e banorëve!

Insajderi
21 October 2025 - 13:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërmarrja Publike Banesore për sigurinë e banorëve!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Komitetin Lokal per Siguri Publike, Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e OSBE-së, po vazhdojnë me projektin e dytë të përbashkët për rritjen e sigurisë në ndërtesat shumëbanesore.

Pas vendosjes së pllakave me rregullat e banimit kolektiv, këtë herë janë instaluar aparatat për shuarjen e zjarrit në hyrjet e objekteve banesore në Ulpianë dhe Bregun e Diellit.

Ky projekt ndihmon në parandalimin e rreziqeve dhe në reagimin e shpejtë në raste emergjente.

Së shpejti,aparatat për shuarjen e zjarrit do të vendosen në të gjitha hyrjet që janë në mirëmbajtjen e NPB-së!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark