×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ndërmarrja Publike Banesore së bashku me Komunën e Prishtinës po vazhdojnë inspektimet e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

    Insajderi
    03 December 2019 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Ndërmarrja Publike Banesore së bashku me Komuna e Prishtinës, Universitetet, Asociacionet, grupet e tjera vullnetare dhe Ministrinë e Arsimit në Shqipëri po vazhdojnë inspektimet e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri. 
    Për t’i inspektuar sa më shpejt dëmet e shkaktuara nga tërmetet e ditëve të fundit, ne ftojmë të gjithë inxhinierët e ndërtimit t’i bashkangjiten aktivitetit vullnetar për inspektimin e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti.
    Nisja nga Prishtina do të bëhet ditën e mërkurë, pra në dt. 04.12.2019, në ora 17:00 nga zyret e Ndërmarrjes Publike Banesore (rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Lakrishtë).
    Kthimi nga Tirana do të bëhet në ditën e diel, dt. 08.12.2019, në orën 16:00 (për më shumë të dhëna shih agjendën bashkangjitur).
    Përgjegjës në organizimin e grupit “Inxhinierët Vullnetar nga Kosova (IVK)” janë: Ndërmarrja Publike Banesore e Komunës së Prishtinës, Universitetet, Asociacionet dhe grupet e tjera vullnetare të organizuar nga Kosova.
    Aspektet logjistike si: akomodimin, automjetet, derivatet, udhqimet dhe pajisjet, janë të mbuluara nga donatorët e sigruar nga IVK dhe nga Qeveria Shqiptare.
    Personi kontaktues i autorizuar nga IVK për inxhinierët vullnetarë është: URAN KYÇYKU, tel: +38344134704, email: [email protected].
    Shënim: Inspektimi i ndërtesave (objekte banimi, spitale, shkolla, ura, etj.) do të bëhet në bashkëpunim dhe me ftesë të Qeverisë së Shqipërisë, përkatësisht “Institutit të Ndërtimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark