Ndërmarrja Publike Banesore shkarkon dy anëtarë të Bordit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndërmarrja Publike Banesore shkarkon dy anëtarë të Bordit

    Insajderi
    18 October 2021 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja Publike Banesore ka shkarkuar dy anëtarët e Bordit, Bekim Pireva dhe Arbnora Jashanica, pasi siç thuhet në komunikatë për media kanë vlerësuar se të njëjtit kanë shkelur detyrat e tyre fiduciare duke dëmtuar interesat e Ndërmarrjes Publike Banesore, shkruan Gazeta Insjaderi.

    Ndërmarrja Publike Banesore ju njofton që sot është mbajtur mbledhja e Komisionit Komunal të Aksionarëve të NPB-së.

    Ky komision pasi që ka analizuar dhe shqyrtuar punën e Bordit të Drejtorëve, duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka shkarkuar dy anëtarët e Bordit, z. Bekim Pireva dhe znj. Arbnora Jashanica, pasi që kanë vlerësuar se të njëjtit kanë shkelur detyrat e tyre fiduciare duke dëmtuar interesat e Ndërmarrjes Publike Banesore, thuhet në njoftim./Gazeta Insjderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark