Gazetarët e dalluar kosovar në fushën e raportimit mbi varfërinë janë nderuar me çmime sot gjatë ditës në një ceremoni vjetore për raportimin e varfërisë të ndara nga UNDP dhe AGK.
Ardiana Thaçi Mehmeti nga KTV, ka marr çmimin e parë për raportimin në televizion, ndërsa vendi i dytë i ka takuar Durim Abdullahut, nga i njëjti medium.
Çmimin e parë për gazetarinë e shkruar e ka marrë Nexhat Toverlani nga Koha Ditore.
Ndërsa shkrimi më i mirë për raportimin e varfërisë në portale i ka takuar Besnik Boletinit nga Preporter.com i cili po ashtu ka marr edhe çmimin special të ndarë nga UNDP.
Ndërsa Donika Lamaxhema, gazetarja e Klan Kosovës e ka fituar çmimin e dytë për storien më të mirë mbi varfërinë në vitin 2016./Insajderi.com