
Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për shkak të dështimit të votimit të raportit të komisioni.
Avni Dehari tha se meqë nuk ishin votat e mjaftueshme, detyrohen ta mbyllin seancën për sot dhe do ta njoftojnë presidencën.
“Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i komisionit në seancë nuk u votua,. Nuk morri votat e mjaftueshme në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidente se si do të veprohet në të ardhmen”, tha ai.
Por, Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, tha se deri më tani nuk ka asnjë letër nga Kuvendi.
“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, tha ai/Insajderi.org/