Insajderi
Lajme

Ndërprerja e ujit të pijshëm, KRU “Mitrovica” lëshon një njoftim të ri

Insajderi
02 December 2024 - 14:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërprerja e ujit të pijshëm, KRU “Mitrovica” lëshon një njoftim të ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.

Sipas njoftimit, po punohet me kapacitet të reduktuar.

“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin e pijes ta përdorin vetëm për nevoja hixhenike dhe jo për pije”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka thënë se pritet të ketë reduktime gjatë ditës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark